Historiku

Që prej vitit 1950 UNICEF-i është fokusuar në përkrahjen “zhvillimin e mëtejshëm” të punës së tij në më shumë se 140 shtete. Ata ofrojnë ndihmë për komunitetet në nevojë nga komunitetet lider në shërbime dhe ndërtimin e ujësjellësve dhe kanaleve të ujërave të zeza, UNICEF-i ka ndihmuar në sigurimin për miliona fëmijë të ujit të pijshëm dhe kushte normale higjieno-sanitare. Me anë të trajtimit edukativ deri tek formimi i programeve efektive shkollore, agjencia i jep mundësinë dhe lehtëson fëmijët në të gjithë botën të fitojnë arsimimin elementar nëpër shkolla.

Në mirënjohje për arritjet e tij, UNICEF-i ka marrë Çmimin Nobel të krijuar nga Alfred Bernhard Nobel në vitin 1901 në Stokholm të Suedisë nga një juri profesioniste me në krye mbretin e Suedis Adolf Gustavi i VI (King of Sweden Gustav VI Adolph) në vitin 1965 për paqen ndërkombëtare, dhe mirënjohjen e shumë qeverive dhe lider shtetesh si presidentin Amerikan, mbrtërshën e Anglis, presidentin e Francës, kancelarin e Gjermanisë, perandorin e Japonisë etj.

UNICEF-i gjithashtu siguron një varg ndihmash për fëmijët dhe familjarët e tyre të prekur nga shkatërrimet, përmbytjet, tërmetet dhe thatësirat e gjata etj.UNICEF-i punon gjërsishtë për fëmijët të prekur nga lufta dhe i lehtësojnë atyre dhimbjen e vuajtjen duke i sigurar ata nga pasojat e tmerrshme të luftës. Në Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA), UNICEF-i është pëqëndruar në punën e tij në mbrëndësi të qyteteve ku fëmijët janë rëndomë viktima të dhunës, luftimeve në grup dhe grupimeve mafioze. Kështu ai i mbron fëmijët nga sjelljet e pahijshme te te keqinjeve

Në 1990 përfaqësues prej 158 vetëve, përfshirë 71 lider shtetesh, mbikëqyrin UNICEF-in në Samitin Botërorë për Fëmijët që mbahet në qytetin e New York-ut. Samiti vepron me një plan botërorë për shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, të aprovuar në vitin 2000 në New York-ë. Këto qëllime janë : Reduktimi në masën një e treta (1/3) të numrit të fëmijëve të vdekur nga mosha 5-vjeç e poshtë (më shumë se 14 milion të vdekr në vitë që nga viti 1990), Reduktimi i fëmijëve të kequshqyer nga mosha 5-vjeçë e poshtë në një të pestën (1/5) e tyre, Krijimi i sistemeve të sjelljes së ujit të pijshëm dhe kushte më të mira sanitare në të gjthë botën dhe, (4) Sigurimin e bazës arsimore dhe edukative për këta fëmijë.

Që prej vitit 1990 UNICEF-i kulmin e tijë e ka arritur në zhvillimin e sistemit imunitar tek miliona fëmijë në të gjithë botën. Në 1996 rreth 80 % e fëmijëve në botë janë të vaksinuar, 20% më shumë se viti 1990. UNICEF-i merrë fincimet nga Kombet e Bashkuara dhe një suport nga 150 qeveri kombëtare. Disa nga vëndet të cilat mbështeten tek planet e UNICEF-it dhe ai është thelbësore për mbijetesën e këtyre fëmijëve janë : KOSOVA, Sudani, Çadi, Afganistani, Iraku, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Tanzania, Nigeria, Somalia, Haiti, Bolivia, Uganda, Ruanda, Libia, Mauritania, Eritrea, Mongolia, Uzbekistani, Guatemala, Lesoto, Mali, Bangladeshi, Sierra Leone, Liberia etj.Ai ka ndihmar edhe Shqiperine ne raste te ndryshme.[2][3][4][5][6]

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  1. "UNICEF", Dictionary.com Unbaridged, marrë më 2009-06-04 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Y. Beigbeder, New Challenges for UNICEF: Children, Women and Human Rights (p. 12), Springer, 2001, ISBN 9780230595576
  3. "Fifty years for children". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2015. Marrë më 9 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "About UNICEF - FAQ". UNICEF. What does the acronym UNICEF stand for?. Marrë më 4 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. UNICEF Annual Report 2015 Arkivuar 11 tetor 2017 tek Wayback Machine. unicef.org
  6. Charity Navigator Rating – United States Fund for UNICEF. Charitynavigator.org. Retrieved on 2012-03-26.